Qytetari bën sherr me dy punonjës të bashkisë në Dibër

Një qytetar është konfliktuar fizikisht pasditen e stome me dy punonjës të bashkisë Dibër. Gjithashtu të tre personat janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër). Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.


Shtuar 11.10.2024 21:11