Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë katër muaj pa marrë pagat.
Lajmin e bëri të ditur deputeti demokrat, Luan Baçi, i cili në vijimësi të linjës opozitare për këtë çështje është shprehur se afera e inceneratorëve është “vjedhja e shekullit”.
Sipas tij, ndërkohë që janë paguar miliona për inceneratorët, punonjësit që prej janarit të këtij viti nuk janë paguar.
Kujtojmë se për këtë aferë ndodhen pas hekurave dy zyrtarë të lartë. Pak javë më parë me urdhër të SPAK u arrestua ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Ky i fundit akuzohet për inceneratorin e Fierit./albeu.com/