Punësonte shqiptarë si trafikantë drogë, konfiskohet pasuria marramendëse e pronarit italian

Mediat italine bëjnë me dije se policia ka konfiskuar në orët e para të mëngjesit pasurinë e një biznesi të njohur italian.

Anti-Mafia finalizoi një urdhër për konfiskimin e pasurisë së një biznesmeni italian, i lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas.

Në kuadër të operacionit “Dama Bianca”, biznesmenit iu sekuestruan pasuri, jahte, makina, pasi akuzohet se ishte i përfshirë në një grup që merrej me trafikun e lëndëve narkotike bashkë me disa shqiptarë.

Ekzekutimi i vendimit të sotëm, ka arkëtuar 32 pasuri të patundshme, 3 automjete, njëri prej të cilave Lamborghini, 1 mjet lundrimi luksoz, e raporte financiare me vlerë 3 milionë euro, informon Ora Neës

Sipërmarrësi italian akuzohej për korrupsion në tendera publike për ndërtimin e Aquila-s, qytet thuajse i rrënuar pas tërmetit të vitit 2009. Hetimet zbuluan sesi ai ofronte  mbështetje logjistike për transportin e drogës me mjetet e tij, ndërkohë që pasurinë e grumbulluar nga trafiku e drogës e fshihte duke e vendosur në emrin e të afërmve të tij, ose tek personat që kishte besim.


Shtuar 6.08.2021 12:14