Ndërkohë që protesta qytetare sot është në ditën e 96, një valë sulmesh në instagram ka ndodhur ndaj disa profileve që pasqyrojnë dhe publikojnë aktivitetin e protestës.
23 profile janë mbyllur, ku mes tyre janë edhe profilet e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe ekspertit të IT, Gent Progni.
Të lidhura
None found
Ka qenë fillimisht Shehaj që ka njoftuar se llogaria e tij në Instagram është mbyllur. Ndërkohë, deputetja tashmë e pavarur pas largimit nga PS, Marjana Koçeku, ka denoncuar se numri i profileve të mbyllura është 200.
“Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllë, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njoftuna në Instagram që e kanë mbështetë vazhdimisht protestën.
Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Europianë. Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet. Për këtë edhe kam raportu tashmë në institucionet e Bashkimit Europian”, shkruan ajo.





