Kriza e marrëveshjes për presidentin, përçarje brenda LDK-së

Tre ditë pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, arritën një marrëveshje për të mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, situata ka pësuar një kthesë të papritur. Gjashtë deputetë të LDK-së kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj marrëveshjes, duke e bërë të pamundur sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për të zhvilluar votimin në Kuvend. Pavarësisht kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbetet i bindur se marrëveshja politike me LDK-në për zgjedhjen e kreut të shtetit ende nuk ka rënë. Ai mendon se bisedimet do të vijojnë, ndonëse vetë Lumir Abdixhiku e ka paralajmëruar se me këtë përçarje të brendshme, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Të lidhura

None found

Kurti: Optimizmi nuk ka humbur

Albin Kurti u shpreh se është informuar nga kryetari i LDK-së për gjendjen brenda partisë së tij dhe se ai vetë e ka vënë në dijeni Abdixhikun për diskutimet në grupin parlamentar të VV-së. Sipas Kurtit, duhet një takim i ri i Kryesisë për të vlerësuar alternativat e mbetura. “Vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se më parë”, theksoi ai, duke fajësuar gjashtë deputetët e LDK-së se synojnë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Për çështjen e presidentit, Kurti gëzon edhe mbështetjen e pakicave joserbe, me përfaqësuesit e të cilave pati një takim në mbrëmjen e së mërkurës. Ai bëri të ditur se në mbledhje ishin dhjetë persona, pesë anëtarë të qeverisë dhe pesë përfaqësues në legjislaturën e ardhshme. Grupi përbëhej nga dy boshnjakë, dy turq, dy egjiptianë dhe nga një serb, ashkali e rom. Kurti i falënderoi për ndihmesën e tyre dhe shtoi se do të përpiqen bashkërisht të shmangin zgjedhjet, tashmë që ekziston një marrëveshje. Megjithatë, ai pranoi se “situata politike është bërë më e vështirë”, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në LDK.

Ndërkaq, Lumir Abdixhiku e ka cilësuar të pabazuar argumentimin e gjashtë deputetëve “rebelë” se nuk duan t’i zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit.

Abdixhiku kritikon gjashtë deputetët

Në një reagim të tij, Abdixhiku shkroi se një ditë më parë nuk u hodh poshtë asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një gjë e tillë nuk ka ekzistuar fare. Ai kujtoi se LDK-ja kishte vendosur të mbetej në opozitë dhe të gjithë deputetët e saj e kishin miratuar këtë qëndrim. “Për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar?” pyeti Abdixhiku, duke shtuar se ajo që u refuzua në të vërtetë ishte zgjidhja e çështjes së presidentit të Kosovës dhe votimi i kandidatit të propozuar nga vetë LDK-ja. Sipas tij, ky refuzim vulosi fatin e vendit: zgjedhje të reja.

Dy partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, kanë refuzuar të përfshihen në bisedimet për presidentin, duke deklaruar se preferojnë të qëndrojnë në opozitë.

Analisti Blerim Burjani, duke analizuar paqëndrueshmërinë e marrëveshjes VV-LDK për kreun e shtetit, vlerësoi se nëse një marrëveshje shmang vetëm përkohësisht bllokadën, por gjeneron një raport të pabarabartë politik, ajo mund të jetë një zgjidhje teknike, por jo demokratike. Sipas Burjanit, problemi qëndron në mënyrën se si partitë e trajtojnë shtetin si pronë të tyre për të zgjidhur krizat politike, gjë që dobëson autonominë e institucioneve dhe minon besimin e qytetarëve. Ai theksoi se Kosova nuk ka nevojë për kuazi-zgjidhje, por për një marrëveshje politike që respekton Kushtetutën, institucionet dhe vullnetin e popullit, përndryshe kriza nuk zgjidhet, por thjesht shtyhet për një ditë tjetër.

Vetëm 74 vota të siguruara

Deri në këtë moment, nga 120 ulëset në Parlamentin e Kosovës, vetëm 74 vota janë të siguruara për zgjedhjen e Bekim Sejdiut në postin e presidentit. Janë të domosdoshme të paktën 80 vota, çka tregon se numri aktual nuk i shmang dot zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Marrëveshja e tre ditëve më parë midis Vetëvendosjes dhe LDK-së për presidentin dukej se kishte hapur rrugën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, por tani perspektiva mbetet e paqartë.

Nuk dihet ende se kur do të thirret seanca për konstituimin e Parlamentit, e cila më pas do të mundësonte zgjedhjen e qeverisë së re dhe tentimin për të zgjedhur presidentin. Për vetë zgjedhjen e kreut të shtetit mjaftojnë 61 vota, por prania në sallë e minimalisht 80 deputetëve është kusht i domosdoshëm që procesi të konsiderohet legjitim.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti dhe e treta në më pak se dy vjet që Kosova provon të krijojë institucione të qëndrueshme pas zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 8 qershorit u zhvilluan pikërisht sepse Kuvendi u shpërnda pasi nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri. Ky cikël zgjedhjesh mund të përsëritet nëse, brenda 60 ditëve pas konstituimit të Kuvendit, nuk zgjidhet presidenti i ri i Kosovës.


Shtuar 3.09.2026 13:06

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritking