Publikohet videoja e fundit nga burgu e Alexei Navalny

 Udhëheqësi i opozitës ruse,  Alexei Navalny, ka ndërruar jetë sot në burg.

Ai u pa për herë të fundit në një video-telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut në Siberi.

Duke folur me gazetarët në video-telefonatë, Navalny dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, duke bërë shaka se nuk kishte marrë ende ndonjë postë për Krishtlindje, për shkak se ishte “shumë larg”.

Në dhjetor, ai u zhvendos në një burg, mijëra milje larg në veri-lindje të Moskës në Siberi.


Shtuar 16.02.2024 13:42