Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës.
Lëvizja e protestuesve vjen pas përplasjeve me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me piper për shpërndarjen e turmës.
Të lidhura
None found
Tensionet mes policisë dhe protestuesve nisën te ministria e Arsimit, ku u hodh molotov, ndërsa policia përdori ujë me presion.
E njëjta situatë ndodhi edhe pranë kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pas tensioneve para kryeministrisë të rinjtë protestues u drejtuan në rrugën Myslym Shyri, ku edhe aty u përballën me policinë.








