Protestuesit ndezin vatra zjarri në Rrugën e Durrësit, studentët tentojnë të hyjnë në Komisariatin 2

Disa zjarre janë ndezur nga protestuesit në Rrugën e Durrësit. Një grup studentësh është drejtuar te “Zogu i Zi”, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në një zonë tjetër.

Policia ka angazhuar forca të shumta në vendin ku janë krijuar vatrat e zjarrit. Protesta e studentëve vijon që prej orëve të para të mëngjesit.

Të lidhura

None found

Protestuesit kanë sulmuar disa institucione, ku janë ndezur edhe zjarre, mes tyre Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Bashkia e Tiranës.

Për disa orë, protestuesit qëndruan edhe pranë Kryeministrisë. Situata u shoqërua me tensione mes tyre dhe forcave të policisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës.


Shtuar më 14.10.2026 20:56