Gjatë protestës së 104-të, një prej pjesëmarrësve mori fjalën duke prekur disa çështje.
Ai u drejtua me thirrjen: “Mirëmbrëma shqiptarë, nuk ekziston forcë më e madhe se populli. Fëmijët e mi kanë lindur në Itali dhe nesër do të kërkojnë atdheun e tyre. Nevojitet bashkimi ynë, sepse ai përbën forcën më të madhe që kemi.
Të lidhura
None found
Kushtetuta është shtëpia e shqiptarëve. O ju gjakpirësa, nuk na ka mbetur rrugë tjetër. Populli nuk harron. Protestat nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë. Kjo qeveri, gjatë këtyre viteve, na ka shpopulluar dhe na ka bërë copa-copa”, deklaroi ai.
