Protestohet në Shkup: Izraeli është duke e prishur ekuilibrin e qenies njerëzore në botë (VIDEO)

Në Shkup, duke bërë thirrje islamike – “Tekbir, Allahu ekber” është protestuar në mbështetje të Palestinës nga bombardimet e Izraelit.

Furkan Idrizi, njëri nga të protestuesit mes tjerash deklaroi, se Izraeli është agresori që është duke e prishur ekuilibron njerëzor në botë.

“Ngjarjet e viteve të fundit në Palestinë, është dëshmia më e fuqishme se bota është joreale dhe e përbetuar që të shtyp vazhdimisht popujt që kërkojnë barazi… Të vrasësh një njeri, është sikur të kesh vrasësh njerëzimin, dhe të shpëtosh një njeri, është sikur të shpëtosh njerëzimin. Pra, humanja qëndron te njerëzorja dhe njerëzorja është të renditesh në anën e të shtypurit, kundrejt agresorit i cili po e prish ekuilibrin e qenies njerëzore në botë”, tha ai

Ai më tej ka shtuar, se:

“Shtypësi i shekullit të kaluar, po bëhet shtypës edhe i këtij shekulli. Bota po hesht ndaj kësaj”.

“Jo terrorit ndaj Palestinës. Nëse bota do qetësi, atëherë ajo duhet të fillojë nga Palestina”, tha ai më tej.

Shtuar 16.05.2021 16:20

Tags: ,