Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit është shënuar një episod tensioni. Një grup protestuesish morën një kosh mbeturinash dhe tentuan ta fusnin në hyrjen e Kuvendit, por u ndaluan nga policia.
Nga turma u dëgjuan thirrje ironizuese ndaj deputetëve, mes tyre “Këtu e keni vendin”, si edhe “Parlamenti në kosh!” dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh’.
Të lidhura
None found
