Protestat në Shqipëri? Bushati: Janë normale në demokraci, përplasjet para parlamentit të pahijshme

Situata politike në Shqipëri dhe skandalet e fundit ka qenë tema e bisedës në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ku i ftuar ishte ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

I pyetur për protestat e opozitës, Bushati tha se ato janë shumë normale në një shoqëri demokratike, ndërsa sa i përket përplasjeve ai ai theksoi se nuk janë të hijshme.

Protestat në një shoqëri demokratike janë krejt normale. Nuk ka nevojë për një koment specifik për protestat për sa kohë bën duke zbatuar ligjet. Kacafytjet e fundit në parlament nuk besoj se janë pamje të hijshme për ne”, tha Bushati.

/AlbEu.com/


Shtuar 13.02.2023 21:45