Protesta vijon në Divjakë, banorët në ditën e 36-të kundër reformës së PS-së

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në shesh, duke shënuar ditën e 36-të të protestës kundër reformës administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Sipas tyre, ndryshimet mund të sjellin largimin e institucionit të bashkisë nga qyteti.

Thirrja “Divjaka bashki!” është përsëritur gjatë tubimit, ndërsa qytetarët kanë rikthyer kundërshtimin ndaj projektit të propozuar.

Të lidhura

None found

Pakënaqësitë e shprehura gjatë protestës së mbrëmjes së së premtes kanë qenë të lidhura edhe me deputeten e zonës, Ana Nako. Banorët kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e saj në takimin e mbajtur atë pasdite në njësinë administrative Gradishtë, në fshatin Këmishtaj, të cilin deputetja e kishte quajtur “takim bese”.

Protestuesit kanë deklaruar se në atë takim nuk kishte marrë pjesë askush për t’i dhënë “besë” Ana Nakos. Ata i kanë kërkuar deputetes të dalë përballë qytetarëve në shesh dhe të sqarojë qëndrimin e saj për reformën administrative-territoriale, si edhe për të ardhmen e Bashkisë Divjakë.

Pas përfundimit të protestës së 36-të, banorët kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit. Ata kanë bërë të ditur se do ta vazhdojnë rezistencën edhe gjatë ditëve të ardhshme.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahisromabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabet