Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Tubimi nisi para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, përpara se të marshonin në drejtim të Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Marshimi drejt godinës së qeverisë shënon vijimin e protestës së studentëve, ku prej 20 ditësh po shoqërohet me tubime dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë këtyre ditëve, kërkesat e protestuesve janë zgjeruar përtej çështjeve që lidhen me arsimin, duke përfshirë edhe dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Studentët kanë kundërshtuar vazhdimisht ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se nuk do të ulen në tryezë pa plotësimin e kërkesave të tyre politike.
Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë, pedagogë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore.








