Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka hyrë sot në ditën e 74-të radhazi. Qytetarët po mblidhen sërish në shesh, ndërsa po shtohen thirrjet për ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje sa më të gjerë.
Gjatë tubimit, një nga protestuesit foli për mikrofonin e News24 dhe iu drejtua të gjithë bashkëkombësve me një apel për t’iu bashkuar në rrugë kësaj lëvizjeje qytetare.
Të lidhura
None found
“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën sepse është rast vendimtar për t’u dhënë një grusht maskarenjve të Shqipërisë. Nëse duan shqiptarët të vijë një brez i ri dhe fëmijët e tyre të rriten të sigurt këtu, të bashkohen me këtë protestë!”
Qëndresa përpara Kryeministrisë po vazhdon me qytetarë të ardhur nga Tirana dhe rrethet. Pjesëmarrësit deklarojnë se janë të vendosur të mos e ndërpresin aksionin opozitar dhe qytetar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
