Protesta e 7 korrikut, PD ngre në Dibër grupin e punës, ja kush qëndron në krye

Partia Demokratike ka ripublikuar listën e grupit të punës për qarkun e Dibrës, gjë që nuk u lexua në deklaratën e djeshme. Grupin e kryeson Çlirim Gjata dhe anëtarë janë Xhella Mziu, Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dafina Muda dhe Malbor Duka.

Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë./albeu.com