Prishtina zyrtarisht kampione e Kosovës, fiton titullin për herë të parë pas 7 vitesh (FOTO LAJM)

Prishtina është shpallur kampione e Superligës së Kosovës, për herë të parë pas shtatë viteve.

Kryeqytetasit kanë fituar në transfertë 1-2 ndaj Gjilanit dhe tashmë kanë siguruar titullin kampion.

Kryeqytetasit kishin nevojë për vetëm një pikë nga kjo përballje për ta siguruar matematikisht titullin, por nuk i lanë asgjë rastit duke fituar me pikët e plota.

Golat nga Mici 15′ dhe Abazi 40′, ia siguruan fitoren e madhe kryeqytetasve, të cilët sot mbulohen në lavdi.

Shtuar 16.05.2021 06:05