Kadilli-Bashës: Humbja është e jotja, jep dorëheqjen

Pasditen e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Në këtë mbledhje ka pasur një përplasje mes kreut aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli.

Abc mëson se Kadilli, ka kërkuar largimin e Bashës nga kryesia e PD-së. Sipas Kadilli Basha duhet të jap dorëheqjen e parevokueshme pasi sipas tij ai është një humbës përsëritës.

Kadilli-Bashës: Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshire askënd. Fushatën e bëre i vetëm. Nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushate. Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojnë humbjen. Për një pjesë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti t’i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit. Kjo luftë do vazhdojë sa herë të ketë zgjedhje.

Ndërkohë më parë  Basha ka thënë se nuk mund të ketë vizione të ndryshme brenda Partisë Demokratike për sa i përket atyre që ata quajnë vjedhje të zgjedhjeve.

“Nëse drejtojmë gishtin në këtë sallë i japim një dorë kalcifikimit të antivlerave. S’mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, para se ta drejtojmë te kundërshtari” ka thënë Basha.


Shtuar 16.05.2021 18:00

Tags: ,