Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri.
Me ndryshimet e miratuara, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.
Të lidhura
None found
Harta e re territoriale pritet të zbatohet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, ku qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat e bashkive sipas ndarjes së re.
Vendimi është bërë publik përmes dekretit të Presidentit, i cili ka shpallur ligjin nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Në dekret thuhet:
“Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
DEKRETOJ:
Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, ‘Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë’.”
Me hyrjen në zbatim të hartës së re, Shqipëria do të ketë 15 bashki më pak se në ndarjen aktuale administrativo-territoriale.







