Prag tragjedie, shoferi i futet kundravajtje autostradës Elbasan-Tiranë

Çudirat në Shqipëri nuk kanë fund ndërkohë që ditën e  sotme një ngjarje e rëndë mund të ishte kthyer shumë lehtë në tragjedi.

Dhjetëra telefonata kanë mbërritur në sallën operative të policisë në nr.129, ku udhëtarët kanë denoncuar një shofer i cili udhëtonte në sens të kundër në autostradën Elbasan Tiranë.

Shoferi i papërgjegjshëm ka rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të kësaj autostrade ku jo rrallë herë janë shënuar aksidente me pasojë vdekjen.

Nuk dihet ende nëse policia ka mundur të ndalojë shoferin në fjalë. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 12:04