Policia qëllon plumba gome ndaj protestuesve që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar (FOTO LAJM)

Policia në Australi ka qëlluar qytetarët që protestonin kundër vaksinimit të detyruar.

Veç shkopinjve të gomës, Policia atje ka përdorur edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Zemërimi i qytetarëve të Melbourne në Australi kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit duket se po arrin në nivelet më të larta.

Të lodhur nga disa prej masave më të forta të izolimit që zgjasin prej pothuajse nisjes së pandemisë, qindra qytetarët dolën sërish në rrugët e qytetit australian për të disatën ditë dhe u përleshën sërish me policisë.

Kësaj here, protestuesit ishin zhvendosur në zonën e Monumentit të Luftës së Australisë, ku hasën dhe kundërpërgjigjen e ashpër të forcave të rendit.

Plumba gome  dhe gaz lotsjellës pati në drejtim të protestuesve të cilët ishin të papërgatitur, duke kujtuar se policia nuk do të guxojë të shkelë kujtimin e të rënëve në luftë.

Protestat në Australi janë intensifikuar më shumë pas vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshëm vaksinimin antiCovid në disa sektorë./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 14:24