Po transportonte 56 emigrantë të paligjshëm, arresohet 46-vjeçari në Korçë

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar me iniciale A. M., dhe ka shpallur në kërkim shtetasin E. H., 36 vjeç, pasi janë kapur duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin A. M., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz” në pronësi të shtetasit E. H., 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtuar 11.07.2021 18:15