Po laheshin në Gjirin e Lalëzit, shpëtohet nga mbytja 50-vjeçari bashkë me mbesën

Një 50-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

Bëhet fjalë për shtetasin M. Kastrati, i cili është ndjerë keq ndërsa po lahej në det.

Policia kufitare që po patrullonte në zonë ka ndërhyrë për shpëtimin e tij.

Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari nga Rrashbulli i Durrësit mund të ketë kaluar një parainfarkt.

Në rrezik mbytjeje ka qenë dhe mbesa e tij 13-vjeçare, por fatmirësisht, pas nxjerrjes ne breg dhe ndihmës nga familjarët dhe policia kufitare, të dy janë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/