Plas në PD, deputetët që e mbështesnin i dalin kundër Bashës: Na ke fyer, duam zgjedhje brenda partisë

Rezultati i zgjedhje të 6 marsit, ku Lulzim Basha nuk arriti të merrte asnjë nga 6 bashkitë dhe doli forcë e tretë në thuajse në të gjithë, ka sjellë një përçarje brenda PD-së zyrtare.

Në mbledhjen e sotme ka pasur diskutime të forta, ku deputetët që deri tani kanë qenë krahë tij i kanë dalë kundër duke i thënë se duan zgjedhje brenda PD-së.

Gjithashtu, Ferdinant Xhaferaj është ai që i ka thënë se sot janë ndjerë të fyer, pasi Basha ka thënë se nuk ka humbur asnjë betejë. Sipas Xhaferajt as Basha dhe as Berisha nuk janë alternativë për PD-në.

Diskutimet në mbledhje:

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. : Skam humbur asnje gare. Parregullsite qe kane shoqeruar proceset jane te dokumentuara.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje? Ke pergjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson me asnje kështu.

Ilda Dhori: Kryetar duhet të hapen zgjedhjet në parti.

Ferdinant Xhaferaj: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar. Disa muaj më parë morëm vendimin për largimin e Berishës. Disa kolege ju bashkuan dhe e kam shprehur që kanë bërë gabim se Berisha nuk është zgjidhja. Berisha nuk është zgjidhje sepse është problemi dhe ju rekomandoj që askush nga ju nuk duhet të shkoj atje.  Ju i keni fyer sot demokratet duke i thënë që nuk keni humbur asnjë garë’, i është drejtuar Xhaferri, Lulzim Bashës.


Shtuar 7.03.2022 21:17