Parlamenti i Ganës është përfshirë nga përleshje të ashpra, të cilat janë përshkallëzuar der në dhunë fizike.
Konfliktet nisën pas një takse të propozuar nga ana e qeverisë mbi transaksionet elektronike.
Shumë deputetë shtynë dhe goditën me grushte njëri-tjetrin, ndërsa pjesa tjetër u përfshi për të “ftohur gjakrat”.
Kaosi filloi pasi deputetët e opozitës nxituan për të ndaluar zëvendëskryetarin Joseph Osei Oëusu që të largohej nga vendi i tij për të votuar, raportojnë mediat lokale. Ai drejtonte seancën, e cila më pas u shty për shkak të kaosit të krijuar.
Kongresi Kombëtar Demokratik (NDC) i opozitës ka kundërshtuar taksën e propozuar prej 1.75% për transaksionet elektronike, që përfshin pagesat me para celulare. Ai thotë se do të godasë njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ata jashtë sektorit zyrtar bankar.
Por Ministri i Financave Ken Ofori-Artta ka thënë se është e nevojshme të zgjerohet rrjeti i taksave, duke argumentuar se mund të mbledhë një shtesë prej 6.9 miliardë cedi ganeze (1.15 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm.
Seanca parlamentare filloi të hënën në mëngjes dhe u ndërpre pas mesnate, shkruan gazeta lokale Graphic./albeu.com/
Blows in parliament over E-Levy voting https://t.co/2MfiE3WxTj pic.twitter.com/teU56PmyeM
— GraphicOnline (@Graphicgh) December 21, 2021