Plas arma në familjen shqiptare, vjehrri plagos dhëndrin

Në rrugën “Isa Kastrati” para pak minutash është plagosur një person. Sipas të dhënave të fundit mësohet se i plagosuri dhe autori janë të afërm.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”,– ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë i cili është shpallur në kërkim.


Shtuar 12.05.2021 20:26