Këto janë pamjet e arrestimit të Rudolf Nikollaj, autorit të plagosjes së 5 besimtarëve mesditën e sotme në ambientet e Xhamisë ‘Dine Hoxha’ në Rrugën e Kavajës.
Pasi plagosi 5 besimtarët që ishin duke u falur në xhami, Nikolla është neutralizuar nga besimtarët e tjerë që ndodheshin aty.
Këto janë momentet kur besimtarët e mbajnë të bllokuar deri sa vjen policia.
Nuk mungojnë dhe reagimet e besimtarëve, të cilët e godasin 34-vjeçarin Rudolf Nikolla.