Gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, efektivi i Forcave të Armatosura A. K. është dëmtuar teksa po furnizonte me ujë një mjet zjarrfikës.
Pas incidentit, ai është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, efektivi po ndiqet nga një mjek neurokirurg dhe gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit në spital, A. K. është vizituar nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji. Ata janë informuar nga afër për gjendjen e tij shëndetësore.
Ministria e Mbrojtjes deklaron se po e monitoron vazhdimisht situatën shëndetësore të efektivit dhe do të vijojë t’i qëndrojë pranë.
