Përshkallëzohet protesta e studentëve në Tiranë, gaz lotsjellës në bulevard dhe ujë ndaj protestuesve

Situata në Tiranë është tensionuar ndjeshëm, pasi policia ka përdorur bombola shpërthyese dhe ka hedhur në mënyrë të vazhdueshme ujë për të shpërndarë protestuesit. Pavarësisht sasisë së madhe të gazit lotsjellës të hedhur në drejtim të tyre, studentët vijojnë qëndresën të organizuar dhe të bashkuar.

Protesta nisi që në orët e para të mëngjesit, kur gjimnazistët e “Partizanit” shprehën revoltën e tyre. Më pas, atyre iu bashkuan studentë nga fakultete të ndryshme të vendit, të cilët bojkotuan mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Të lidhura

None found

Pas përplasjeve mes policisë dhe studentëve, tubimi u përshkallëzua dhe situata u tensionua më tej.

Protestuesit e zhvendosën më pas revoltën nga Ministria e Arsimit drejt Ministrisë së Financave dhe KQZ-së.

Disa prej tyre hynë në ambientet e Ministrisë së Financave, nxorën jashtë disa objekte dhe u vunë flakën disa prej tyre.

Ndërkohë, protestuesit janë vendosur edhe pranë Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e tyre ndodhet te “Piramida”.


Shtuar më 14.10.2026 17:50