Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtuan sot provimit të parë të maturës shtetërore për gjuhën e huaj.
Sakaq duket se masat stritkte nga ministria e Arsimit për të parandaluar daljen e tezës para kohe në rrjetet sociale dhe kopjimin kanë dështuar.
Burime bëjën me dije se vetëm 30 minuta pasi maturantët janë futur në sallat e provimeve, teza e gjuhës së huaj është publikuar në rrjetet sociale.
Këtë vit ministria zhvilloi provimet në ambienet të mëdha të monitorua nga kamera, rregull u cili rezultoi i pasuksesshëm.
Kujtojmë se provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 7 qershor dhe provimi i matematikës më 13 qershor.
Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor./albeu.com/