Përplasja e Metës me policinë, Rama: T’i japësh Saliut e Ilirit shansin e 5-të është të kthesh Shqipërinë prapa

Pas përplasjes së presidentit Ilir Meta me punonjësit e policisë, ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama.

Nga Durrësi, Rama paralajmëroi “çudi” ditët dhe javët në vijim, ndërsa tha se qeveria do t’i “mbrojë shqiptarët” nga çfarë “që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të 5”.

“Në ditët në vijim në javët në vijim do të jemi në përpjekje për të mbrojtur në radhë të parët shqiptarët nga të gjitha çuditë e mundshme që mund të sjellë çdo mbështetje e tepërt për ata që nuk e meritojnë një shans të dytë e jo më shans të 5.

Ti japësh Saliut e Ilirit shansin e pestë është realisht të kthesh Shqipërinë prapa për të pestën herë, kjo nuk do ndodhë por apeli im për gjithë durrsakët edhe si durrsak është që mos e kurseni mbështetjen për ne që mos kursejmë asgjë për ju“, u shpreh Rama./albeu.com/


Shtuar 12.03.2021 15:06

Tags: , ,