Policia bashkiake mësyu në zyrat e FRD, Meta: Do përfundoni si policët e Mubarakut

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar nga ambientet e selisë së FRD-së, pak pasi policia bashkiake urdhëroi lirimin e zyrave.

Sipas Metës, vendimi i paligjshëm ka prapavijë politike.

“E konsideroj si një përpjekje për grusht shteti. Ti sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e Opozitës, për të marrë pojesë në zgjedhje, ti sjellësh një shtresë të tillë që nuk ka as vulë, as emër titullari për të mbajtur përgjegjësi nesër, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare.

Presidenti Meta i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë të heqë dorë nga veprime të tilla. Ndërsa apeloi te Policia e Shtetit dhe Bashkiake të respektojnë ligjin pasi do të përfundojnë si policët e Mubarakut.

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës për të marr pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë, që nuk ka as vulë, as emër titullar që të mbajë përgjegjësi. Të bërë me vrap vetëm për të dhunuar fizikisht e psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në zgjedhje, duke përdorur bashkinë bandë, padyshim që është irrituese dhe një paralajmërim për qytetarët për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë dhe i bëj thirrje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejoj më asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për të jo për popullin , në rast se do të vazhdojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë. Po kaloj rastësisht këtu dhe më njoftoi kryetari i FRD,  ju e  patë se si dhunohet nga policia kryetari i FRD në kushtet kur këtu vjen presidenti. I bëj thirrje policisë të zbatojnë ligjin, mos të përfundoni si policët e Mubarakur nën këpucët e popullit shqiptar. Po i them kryetarit që ti e di mirë se çafër ke bërë me firmë he pa firmë dhe mos iu bind më”, tha Meta.

Posted by Albeu.com on E premte, 12 Mars 2021


Shtuar 12.03.2021 12:47

Tags: