Arrestime, gjoba dhe heqje patentash: Ndëshkohen 1682 drejtues mjetesh

Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se 1682 drejtues automjetesh janë ndëshkuar, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim për shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe:

  • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
  • Janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 21 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1682 masa administrative, të ndara si më poshtë?:

?383 masa administrative për parakalime të gabuara.

?266 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?123 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?176 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?102 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?345 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.

?287 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

??♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

 


Shtuar 12.03.2021 14:56

Tags: ,