Meta i del në mbrojtje Sali Shehut, përplaset me policinë

Presidenti Ilir Meta është përplasur me policët bashkiakë të cilët kanë zbarkuar në zyrat e ambjenteve të FRD-së.

Presidenti është futur  me forcë në zyrat e FRD teksa dëgjohet të thotë: “Dilni përjashtë ose do ju çoj në burg me duart e mia”.

Sot, Bashkia e Tiranës u ka dërguar një letër anëtarëve të Partisë Fryma e Re Demokratike (FRD) për të liruar zyrat, por një dokument i tillë, sipas drejtuesit të saj, Sali Shehu nuk është marrë seriozisht. Kjo sepse, sipas Shehut, ky dokument nuk kishte as firmë, as vulë e as numër protokolli.

Ai thotë se sot policia Bashkiake u ka ndaluar hyrjen në këtë godinë me argumentin se është e amortizuar, por sipas Shehut është një goditje politike në mes të fushatës. Shehu shprehet se do të bëjë kallëzim për Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake. Kjo seli ka qenë e PD-së, e cila në prill të 2016, siç është shprehur Shehu, i ka kaluar me ligj FRD-së. /albeu.com/

Posted by Albeu.com on E premte, 12 Mars 2021


Shtuar 12.03.2021 12:37

Tags: