Përplasi për vdekje dhe tërhoqi zvarrë 21-vjeçaren greke në Selanik, vetëdorëzohet në polici shqiptari

Është vetëdorëzuar në Policinë e Selanikut shqiptari, i cili të martën aksidentoi 21-vjeçaren greke dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

26-vjeçari pas aksidentit e la të renë në rrugë të gjakosur dhe të plagosur rëndë.

Sipas Protothema.gr, ai nuk kishte lejë qendrimi në Greqi dhe ishte me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.

Ai mbërriti në polici, i shoqëruar nga avokati i tij rreth orës 11:00.