Përplasen 6 makina në Rrugën e Kombit, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Policia bën me dije se 6 makina janë përplasur në afërsi të fshatit Blinisht.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punpjnë për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 11.12.2023 08:30