Përndiqte një grua, arrestohet 62-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 62-vjeçar pas kallëzimit nga një grua se ai e përndiqte. Ndërkohë, mësohet se vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin G. K., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 60-vjeçare, se shtetasi G. K., e ka përndjekur. Vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 25.11.2022 10:53