Milani është pranë transferimit të Ziyezit në formë huazimi

Milani nuk harron rastin e Hakim Ziyech.

29-vjeçari është në prag të largimit nga Chelsea prej disa kohësh, me kohën e tij të lojës që po pakësohet me shpejtësi. Milani pritet të luftojë sërish për Hakim Ziyech, me mediat që flasin për një marrëveshje me shumë gjasa janarin e ardhshëm.

Në deklaratat e tij pas ndeshjes mes kombëtares marokene dhe Kroacisë për Botërorin, ai i është referuar të ardhmes së tij, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e largimit të tij nga Chelsea.

“Është e vështirë të përgjigjem. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në merkaton e dimrit”, ka theksuar Ziyes dhe ka shtuar: Në futboll nuk është e lehtë të flasësh për këto gjëra”. /G.D albeu.com/


Shtuar 25.11.2022 10:58