PËRMBYTJET/ Rama “zbarkon” në Shkodër: Në krahasim me 2010-ën, situata është përmirësuar tërësisht

 Kryeministri Edi Rama, ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkodër, aty ku situata nga përmbytjet vazhdon të jetë shqetësuese.

Rama bën krahasimin me vitin 2010, ku shprehet se nga at’here situata është përmirësuar ndjeshëm.

“Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010-ën situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai u shpreh se përmbytjet nuk kanë ardhur si pasojë e hapjes së portave të kaskadës së Drinit, ndërsa tha se po punohet për të mos mbivendosur shkarkimet me prurjet natyrore

“Nëse në gjithë zonat e tjera kemi ndryshim të sjelljes së sistemeve të kanalizimeve, këtu në nivelin e strukturave vendore kemi probleme. Nuk dua të fajësoj njeri, por të thuash se përmbytje erdhi si pasojë e kaskadës, është skandal.

Shifrat dhe lëvizjet e shkarkimeve, dhe është bërë çmos nga specialistët që mos mbivendosjet shkarkimi me prurjet natyrore. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën. Të vijojë puna e të ofrohet mbështetje”, tha Rama./albeu.com

Shtuar 22.11.2022 17:31