Përmbyset mjeti bujqësor në Maliq, ndërron jetë drejtuesi 61-vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku pas përmbysjes së një mjeti bujqësor ka ndërruar jetë drejtuesi. Ky i fundit u identifikua si Sejfulla Gjata, 61-vjeç. Policia vendore njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Moglicë, rreth orës 18:20.

“Një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur. Si pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë”, njofton policia.


Shtuar 25.11.2024 19:45

Tags: ,