Përleshja fizike përfundon me shkrepjen e armëve, përplasje mes dy grupeve rivale në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mes dy grupe rivale të rinjsh në Kosovë.

Konflikti fizik ka degraduar në përdorimin e armëve mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht nuk ka pasur të lëndujar nga të shtënat.

“Pas një përleshje në mes të dy grupeve ku dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar. Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër  por pa lëndime, me ç ‘rast në vend ngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një pistoletë”, njofton policia.


Shtuar 2.02.2023 11:51