“Perlë” e Bregut nga goditja e dënimit, Teuta hipotekon fitoren (VIDEO)

Teuta ka shënuar golin e tretë 3-1 ndaj Apolonisë, në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 49’ Dejvi Bregut realizoi një supergol nga goditja e dënimit. Nga rreth 22 metra larg portës, vlonjati ekzekuton mjeshtërisht, duke dërguar topin në cepin ku portieri Harizaj nuk mund të bëjë asgjë për ta ndalur.

Festë në tribuna, pasi ky gol vulos fitoren dhe me shumë gjasa edhe fitimin e titullit kampion në Shqipëri.

Shtuar 26.05.2021 06:05