Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Një tjetër aksident i rëndë në Librazhd, humb jetën 31-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”. Raportohet se automjeti ku udhëtonte viktima, 31-vjeçari me iniciale E. M., është përplasur me një kamion, që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale Y. Z.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa është plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në makinë me të, i cili është nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30-vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 21.12.2024 09:09