Përfshihet nga flakët makina në Vlorë

Një automjet tip “Reno” është përfshirë nga flakët këtë të dielë në zonën e “Skelës “në Vlorë.

Bulevardi është bllokuar për disa minuta deri sa situata është vendosur nën kontroll.

Mësojet se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të makinës.

Menjëherë pas njoftimit të shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes forcat zjarrëfikse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe forcat blu të Vlorës të cilët po hetojnë më tej rreth kësaj ngjarjeje.


Shtuar 26.05.2024 10:25