Përfshihet nga flakët makina në Korçë, shpëtojnë pa dëmtime shoferi dhe dy pasagjerët

Një makinë është djegur në ecje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në mjet po udhëtonin 3 persona të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Korçës, por fatmirësisht u kanë shpëtuar flakëve.

Shkak i përfshirjes së mjetit nga flakët dyshohet një shkëndijë elektrike. Policia dhe një mjet zjarrfikëse në  vendngjarje.

‘Më datë 29.07.2021, rreth orës 19:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. O., banues në Tiranë, i cili ka qenë në ecje e sipër. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.


Shtuar 29.07.2021 21:03