Përfshihet nga flakët makina në aksin Milot-Thumanë (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Milot-Thumanë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Thumanë.

Siç shihet dhe nga pamjet e para, makina është djegur plotësisht.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë forcat policore dhe shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.


Shtuar 15.12.2022 17:08