Përfshihen nga zjarri pyjet në Maliq, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit pasditen e sotme.  Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga era e fortë që në disa vende të caktuara ka përfshirë dhe bimësi të lartë pyjore.

Për të izoluar flakët janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, punojës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës.

Terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikese të cilët po bëjnë gjithçka për të shkuar deri në afërsi të vatrave të zjarrit. Nga ana tjetër po punohet për të mësuar shkakun e zjarrit pasi nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë zjarr i qëllimshëm.


Shtuar 1.04.2024 17:40

Tags: ,