Sot në Nyon u hodh shorti për çiftet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Janë mësuar përballjet midis skuadrave në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.
Chelsea i Thomas Tuchel do të sfidojë Real Madridin e Carlo Ancelottit, ndërsa një përballje tjetër me shumë emocione do të jetë edhe ajo mes Manchester City-t dhe Atletico Madrid.
Sfidat çerek-finale:
Çelsi – Real Madrid
Mançester Siti – Atletiko Madrid
Vijareal – Bajern Mynih
Benfika – Liverpul
Gjysmë-finalet:
Mançester Siti/Atletiko Madrid – Çelsi/Real Madrid
Benfika/Liverpul – Vijareal/Bajern Mynih