Për herë të parë që nga shtatori, asnjë viktimë nga Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se ditën e sotme nuk është shënuar asnjë vdekje nga virusi Covid-19.

“Sot, për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, nuk kemi regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Virusi është larg nga mposhtja, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi më afër përfundimit të agonisë. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë t’u përmbahemi masave dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të vaksinohemi në masë”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se nga 3, 068 teste të realizuara kanë rezultuar pozitivë vetëm tetë raste të reja. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 5, 471 viktima nga Covid-19


Shtuar 13.06.2021 14:56