“Janë fotografuar vota”, Gjana: Nuk janë nga qendrat e votimit

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka dhënë detaje për votimet brenda PD që po zhvillohen në të gjithë vendin duke thënë se deri në orën 13:00 kanë votuar 23, 536 anëtarë ose 31.3 %.

Gjana tha se deri tani procesi ka qenë i rregullt, ndërsa tha se përfaqësuesit në qendrat e votimit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve.

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë, por procesi vijon normalisht”, tha Gjana.

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së u ndal dhe te fotot e votave të fotografuara që po qarkullojnë në rrjetet sociale për të cilat tha: ” E kam konstatuar këtë në dy raste nuk janë vota, por fletë votimi që janë publikuar dhe njerëzit kanë bërë shënim dhe e fusin në rrjetet e tyre sociale që të nxisin individë për të motivuar votimin e një kandidati apo tjetër, por foto të fotografuar brenda qendrës së votimit”, tha Gjana.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë fletë votimi të fotografuara të anëtarëve të PD-së që kanë votuar për Lulzim Bashën./


Shtuar 13.06.2021 14:52